Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Turn Admin On!
2013 Deklarata

Deklaratë e Ambasadorit të SHBA Alexander A. Arvizu pas Takimit me Aleancën Kuq e Zi (29 janar 2013)

Mirëmëngjes. Jam takuar me Z. Spahiu shumë herë. Takimi i sotshëm ishte vetëm një vazhdim i bisedave të shumta që kemi bërë më parë. Folëm shumë për zgjedhjet që po afrojnë. Patëm mundësinë  të takoheshim dhe me stafin drejtues si dhe të tjerë që punojnë këtu në zyrat qendrore të Aleancës. Konkurenca politike është një gjë e mirë; konkurencë politike duhet të ketë në çdo demokraci. Në këtë kuptim, ne e mirëpresim pjesëmarrjen energjike të Aleancës Kuq e Zi në këtë fushatë elektorale. Folëm pak për platformën e tyre dhe theksin e tyre të fortë tek lufta për shtetin ligjor dhe lufta kundër korrupsionit. Folëm gjithashtu për rëndësinë e çdo partie politike të përgjegjshme në Shqipëri dhe detyrimin e secilës për të vazhduar atë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara -- të vazhdojë të jetë një forcë stabiliteti dhe moderacioni në rajon.  Iu shpreha z. Spahiu se në këtë kuptim, patriotizmi është diçka e mirë, por është e rëndësishme që platforma dhe programi juaj të shmangë tundimin për të rrëshkitur drejt retorikës nacionaliste, e cila mund t’i kundërvihet stabilitetit dhe moderacionit për të cilin folëm. Ne morëm garanci nga ai dhe bashkëpunëtorët e tij se në fakt politika e Aleancës është planifikuar në mënyrë që të bëjë pikërisht këtë. Prandaj, dua ta falënderoj përsëri për kohën e tij.