Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
2013 Releases

Komente të Ambasadorit të SHBA Aleksandër A. Arvizu për Median pas Takimit me Komisionin Parlamentar për Sigurinë Kombëtare të Shqipërisë (12 shkurt 2013)

Së pari, dëshiroj të shprehem që e vlerësoj sinqerisht ftesën e Kryetarit Demi dhe Zv.kryetarit Gjoni që më ftuan. Patëm një diskutim shumë konstruktiv. Fokusi i takimit, siç e shprehën dy zotërinjtë, ishte roli i mbikqyrjes parlamentare mbi çështjet ushtarake dhe të sigurisë së vendit.  Folëm mbi parimet themelore, meqenëse si Shtetet e Bashkuara edhe Shqipëria janë aleatë në NATO. Mes parimeve të shumta që diskutuam, theksin e vumë tek tri prej tyre posaçërisht. I pari është që çdo anëtar i NATO-s merr përsipër angazhimin të ketë një sistem funksionues politik demokratik të bazuar në ekonominë e tregut. Parimi i dytë është angazhimi për marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Parimi i tretë themelor është mbikqyrja civile mbi veprimtaritë ushtarake dhe çështjet e sigurisë kombëtare. Përsëris, ishte një diskutim shumë i frytshëm. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë partnere me Shqipërinë dhe presim me kënaqësi ndërveprime të tjera të këtij lloji.

Ju faleminderit.

###