Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation

Revista Elektronike SHBA

  • Shihemi në SHBA

    Çdo vit, dhjetra miliona njerëz, vizitojnë Shtetet e Bashkuara. Ata vijnë për të studiuar, biznes apo kënaqësi. Por arsyeja më e mirë është të takohen me Amerikën.

Fjalimet & Deklaratat

  • Deklaratë e Presidentit për Dekretimin e Xhon Kerrit si Sekretar i Shtetit (29 Janar, 2013)

    Jam i kënaqur që Senati ka konfirmuar Xhon Kerrin si Sekretarin e Shtetit tonë të ardhshëm, me një mbështetje të madhe bipartizane. Nga shërbimi i tij i vlerësuar me dekorata në Vietnam deri tek dekadat në Senat si kampion i udhëheqjes globale amerikane, karriera e shquar e Xhonit e ka përgatitur atë për të drejtuar diplomacinë amerikane në vitet e ardhshme.  

  • Deklaratë e Ambasadorit të SHBA Alexander A. Arvizu pas Takimit me Aleancën Kuq e Zi (29 janar 2013)

    Mirëmëngjes. Jam takuar me Z. Spahiu shumë herë. Takimi i sotshëm ishte vetëm një vazhdim i bisedave të shumta që kemi bërë më parë. Folëm shumë për zgjedhjet që po afrojnë. Patëm mundësinë të takoheshim dhe me stafin drejtues si dhe të tjerë që punojnë këtu në zyrat qendrore të Aleancës. Konkurenca politike është një gjë e mirë; konkurencë politike duhet të ketë në çdo demokraci.  

  • Deklaratë e Viktoria Nuland, Zëdhënëse mbi Sulmin Terrorist në Algjeri (21 janar 2013)

    Tani mund të konfirmojmë vdekjen e tre nënshtetasve amerikanë në sulmin terrorist në Algjeri: Victor Lynn Lovelady, Gordon Lee Rowan, dhe Frederick Buttaccio. I përcjellim ngushëllimet më të thella familjeve e miqve të tyre. Në shenjë respekti për privatësinë e familjeve, nuk kemi komente të mëtejshme. Jemi gjithashtu në dijeni se shtatë nënshtetas amerikanë i mbijetuan sulmit. Për shkak të konsideratave të privatësisë, nuk mund të ofrojmë informacion të mëtejshëm. 

  • SHBA Përfundojnë Përpjekjet e Pastrimit në Vendin e Shpërthimit në Shqipëri (20 dhjetor, 2012)

    Departamenti i Shtetit përfundoi me sukses një program prej 14.5 milionë dollarësh për të mbështetur Shqipërinë në punën e saj për të pastruar me siguri vendin e një shpërthimi vdekjeprurës municionesh në vitin 2008. Programi hoqi 3,085 ton municione të pashpërthyera dhe 146,500 copë municione të rrezikshme. Shpërthimi i 15 marsit 2008 në një ish-bazë ushtarake në Gërdec çoi në 26 vdekje dhe mbi 300 të plagosur si dhe detyroi zhvendosjen e mbi 700 familjeve nga shtëpitë e tyre.  

  • DEKLARATË NGA PHILIPPE REINES, ZËVENDËS NDIHMËS SEKRETAR I SHTETIT (15 dhjetor 2012)

    E prekur nga një virus stomaku, Sekretarja Klinton pësoi dehidratim dhe humbi ndjenjat, e kaloi një tronditje. Është duke marrë veten në shtëpi ku do të jetë nën kontrollin e vazhdueshëm të mjekëve. Sipas rekomandimit të tyre, Sekretarja do të punojë në shtëpi javën tjetër, duke mbajtur kontakt të rregullt me Departamentin dhe zyrtarë të tjerë. Ajo pret me padurim të kthehet në zyrë së shpejti.  

Emergjencë Për Qytetarët Amerikanë

  • Telefon
    +355-(0)4-224-7285

    Përfshin: Viktimat e Krimit, Arrestim/Burgim, Vdekje, Rrëmbim Fëmije nga Prindi, Sëmundje Serioze për Jetën, Humbje e Pasaportës të një qytetari Amerikan.